KreuCelebrity

Matthew McConaughey pranoi rolin ne filmin e famshëm sepse i tha një fallxhor!

Vetëm disa ditë para se komedia romantike e vitit 2003 “Si të humbasësh një djalë në 10 ditë” të festojë 20 vjetorin e krijimit, Matthew McConaughey zbulon arsyen e çuditshme që e shtyu që ai të pranonte rolin e Benjamin Barry.

Kur ju ofrua roli, Matthew ishte në dilemë nëse do të duhej ta pranonte apo jo, dhe ndonëse ngjan e çuditshme ka qenë një takim i rastësishëm me një fallxhor asokohe që e ka shtyrë aktorin të pranojë projektin.

“Mbaj mend që isha në dilemë nëse do ta bëja apo jo. Një natë ndërsa isha duke shëtitur në bulevardin Sunset, papritmas një djalosh vjen nga hiçi tek unë; ai ishte një guru, fallxhor dhe më tha “A mund ta them sesa është pasuria jote?”;  ka treguarpër herë të parë McConaughey.

Ai menjëherë  më tha: “Ka një film që po mendoni tani. Është një komedi romantike. Ju duhet ta bëni këtë ose do të jetë një nga pendimet më të mëdha të jetës suaj. Do të jetë një shpërthim, do të të jetë një përvojë e jashtëzakonshme dhe do të sjellë shumë para”

Aktori shtoi: ‘Mbaj mend që mendova se atë djalë e kishte punësuar studioja që më ofroi rolin.  Kam qeshur me këtë mendim, por mbaj mend edhe një vendim më serioz, sespse të nesërmen unë menjëherë pranova ofertën’.

Komedia romantike ‘How to lose a guy in 10 days’ është një ndër komeditë më të shikuara në këto 20 vite. Kate Hudson ishte partnerja e McConaughey në film dhe dyshja janë shprehur se kanë patur një kimi fantastike gjatë xhirimeve të komedisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF