KreuCelebrity

Romeo Veshaj në Big Brother VIP?

 

Teksa Big Brother VIP ka hyrë në muajin e dytë të transmetimit, dinamikat brenda në shtëpi rrotullohen më së shumti mes lojës së Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit. Duke qenë se pak a shumë taktika e lojës së dyshes më të fortë të shtëpisë tashmë është ekspozuar, shpesh edhe vetë banorët VIP brenda në shtëpi kanë diskutuar se një lojtar i ri i fortë do t’i duhej programit për të shkundur pak atë çfarë është krijuar deri më tani.

Sipas ‘Kryefjala’ një emër të cilin produksioni e ka me shumë dëshirë për ta futur në shtëpi është Romeo Veshaj, i cili njihet për natyrën gjaknxehtë, të drejtpërdrejtë dhe energjik.

Ndonëse Veshaj nuk ka dhënë një përgjigjë përfundmitare, nëse aktori do t’i jepte dritën jeshile ftesës me siguri shtëpia do të kishte një tjetër kënd përqendrimi e pse jo edhe një lider të ri.

Edicionin e kaluar të Big Brother VIP, Romeo ka qenë një mbështetës i zjarrtë i vëllait të tij Dondald Veshaj i cili ishte një ndër emrat që krijoi më shumë dinamika e ngjarje brenda në shtëpi. Nëse Romeo bëhet pjesë e bashkëjetesës së VIP-ave atëherë do të jetë radha e Donaldit për t’i kthyer reston e mbështetjes.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF