KreuCelebrity

Si dy pika uji! Ngjashmëria e Kate Winslet me të bijën është mbresëlënëse!

Ajo është vajza e aktores së A listës botërore Kate Winslet. Megjithatë, Mia Threapleton dukej çdo centimetër një yll më vete teksa mori pjesë në festën paraprake të Vanity Fair për Bafta 2023 në Londër këtë të enjte.

Aktorja 22-vjeçare, e cila së fundmi u vlerësua maksimalisht për rolin e saj në dramën “I Am Ruth”, pa dyshim ishte e kënaqur që ishte e rrethuar nga një det yjesh të tjerë të famshëm.  Mia dukej një identike e imazhit të nënës së saj Kate 47 vjeçe, teksa u shfaq me një fustan të zi të vogël me një shpatull që nxirrte në pah shpatullat e tonifikuara.

Rastësisht, fustani dukej i ngjashëm me atë që Kate kishte veshur në Bafta 2016, ku mori një çmim për portretizimin e Joanna Hoffman në filmin biografik Steve Jobs. Vajza e aktores së madhe ishte e vetme në këtë eveniment pa shoqërinë e nënës së saj  Kate Winslet.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF