Prej disa ditësh, dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina u vunë në qendër të vëmendjes për një romancë që u duk se lindi mes tyre, e madje ndanë edhe momente intime me njëri-tjetrin. Por ndërkohë, flitet se Xhuli ka lënë të hapur jashtë shtëpisë së famshme një histori dashurie.
Kjo u diskutua sërish gjatë spektaklit të së premtes dhe një gjë e tillë ka ndikuar që Atdheu të shprehet se po i jep fund kësaj lidhjeje. “Mendoj që kur ajo të dalë nga shtëpia do të vazhdoj ajo histori, unë heq dorë që nga ky moment nga Xhuli”, ka thënë Atdheu.
“Unë i mbaj mundësitë e mia të hapura, nuk kam qenë në lidhje kam qenë në njohje e sipër, nga vera deri kur kam hyrë në Big Brother, jam single dhe kam hyrë kështu, Atdheu më ka pëlqyer që nga vera, por nuk kemi patur mundësi të njihemi ,është super djalë mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë, i kam thënë edhe atij, unë e respektoj mendimin e tij, normal që më dhemb se ne kemi folur që edhe jashtë të vazhdojmë njohjen”, tha Xhuli në anën tjetër.
Atdheu u bën pjesë e BBVK pak javë më parë, ndërsa Xhuli është në mesin e banoreve të para që nisën rrugëtimin në ‘reality-shoë’. Banorët e Big Brother VIP Kosova janë na garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.