24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Hedh në gjyq një grua se refuzoi të bëhej e dashura e tij- I kërkon shumën marramendëse!

Një burrë nga Singapori ka paditur një grua për 1.9 milionë paundë pasi ajo refuzoi përpjekjet e tij romantike, duke i thënë se e shihte vetëm si mik. K Kawshigan, drejtues ekzekutiv në një kompani dronësh, ka ngritur një padi kundër një gruaje të quajtur Nora Tan Shu Mei, duke pretenduar se ai pësoi traumë kur ajo refuzoi të bëhej e dashura e tij.

Sipas Metro, Nora Tan nga ana e saj paditi Kawshigan për të rikuperuar shpenzimet që bëri për siguracionin e shtëpisë së saj. Ajo pretendonte se ngacmimet e Kaëshigan ishin aq intensive, saqë iu desh të blinte një sistem alarmi sirene dhe një zile inteligjente me video për të mbrojtur veten.

Por Kawshigan tha se sharjet e tij kishin dëmtuar “reputacionin e tij” dhe shëndetin mendor në një masë të tillë që ai humbi të paktën pesë partneritete biznesi.

Padia e tij, e cila pretendon tre milionë dollarë nga Singapori, përfshin 1.2 milionë S$ (rreth 750,000 £) për humbjen e investimeve të mundshme, kontratave dhe pagesave për shkak të reduktimit të rrjetit të tij të kontakteve dhe 170,000 S$ (105,000 £) për ulje kapacitetin e tij fitues. Kjo është përpjekja e tij e dytë për të paditur zonjën Tan – pasi kërkoi veçmas 22,000 dollarë amerikanë (rreth 13,700 £) si dëmshpërblim, duke pretenduar se ajo shkeli një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, kjo padi u hodh poshtë nga gjykata, që tha se gjykata nuk do të luante rol në një “përpjekje të llogaritur për të detyruar angazhimin” e Nora Tan.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit