0.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Pesë vite romancë, Kylie Minogue ndahet dhe nga partneri i fundit!

Pas pesë vitesh së bashku, Kylie Minogue është ndarë edhe nga i dashuri i saj i fundit, Paul Solomons. Artisja 54 vjecare ka “ndarë rrugët” me ish-drejtorin kreativ britanik të revistës “GQ” pasi e panë se lidhja ne distancë, nuk po funksiononte.

Australiania u kthye në shtëpinë e saj në periferinë lindore të Melburnit pas dekadash të tëra jete në Britani të Madhe, ndërsa i dashuri i saj nga Ëellsi mbetet në kryeqytetin britanik. të dy ata kishin “luftuar” me diferencën kohore prej 11 orësh. “Kylie dhe Paul me të vërtetë u përpoqën t’i bënin gjërat të funksiononin, por në fund diferenca e kohës ishte vrastare”, tha një burim për The Sun.

“Pauli nuk mund të shkonte në Melburn për një fundjavë sa herë që gjërat tensionoheshin. Kylie fillimisht donte ta mbante në heshtje ndarjen, por ajo nuk dëshiron që rrëfimi të jetë “i varfër dhe t`ia thyeja zemrën përsëri”, shtoi burimi.

Megjithatë, dyshja thuhet se kanë mbetur miq pas ndarjes së tyre. Kylie dhe Paul u takuan në shkurt 2018 pasi u prezantuan nga miqtë e përbashkët, ndërsa romancën e tyre, e bënë publike disa muaj më vonë. Kylie kaloi 30 vjet duke jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të konfirmonte në vitin 2021 se do të kthehej në Australi.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit