KreuCelebrity

Prapaskenat e një shtatzëne! Ja ç’bëri  Jonida Vokshi mbrëmë gjatë moderimit të Big Brother!

Mbrëmjen e së premtes në puntatën e radhës së Big Brother VIP Kosova, moderatorja Jonida Vokshi dha lajmin e bukur se është në pritjen e dytë të ëmbël. Thuhet se Vokshi është në muajin e pestë të shtatzënisë, ndërsa gjininë e bebit familja për momentin kanë vendosur ta mbajnë për vete.

Pas lajmit të ëmbël që vetë mami në pritje e dha live, programi ka vijuar normalisht për publikun, banorët, opinionistët por jo për Jonidën. Sikletet e shtatzënisë s’duan t’ja dinë për televizion, dhe një video e postuar nga opinionisti Olti Curri e vërteton më së miri.

IMG_2786

Pasi ka qëndruar për më shumë se dy orë mbi taka duke moderuar Prime-n e së premtes, ka ardhur një moment dhe Jonida e ka patur të pamundur t’i mbajë sandalet dhe ka vijuar spektaklin zbathur. Ndonëse kamera nuk i ka fokusuar këmbët zbathur të moderatores, në këto raste Olti Curri është gjithmonë aty për të eralizuar videon virale të radhës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF