KreuHoroskop

Horoskopi mujor, shkurt 2023!

Horoskopi mujor, shkurt 2023!

Dashi

Aktiviteti juaj profesional po rritet sërish. Me shumë mundësi, ky ndryshim do të ndodhë duke filluar nga muaji shkurt dhe pritet të shënohen disa ngjarje madhore në karrierën tuaj. Marsi, planeti juaj në fuqi, do të marrë frenat dhe jeta juaj do të fillojë të rikuperohet. Rikuperim i mundshëm, por i ngadalshëm pritet të shfaqet edhe në aspektin e ndjenjave, ndaj prisni njohje të reja, ato aktuale do të forcohen.

Demi

Në jetën personale do të shfaqen shumë ndryshime në sektorin e investimeve. Blerja e një shtëpie të re ose rinovimi i një banese të vjetër do të jenë investimi më i mirë që pritet të bëni, duke zgjidhur një problem të kahershëm. Në aspektin emocional pritet të shfaqen lëkundje të forta, me gjasë disa do t’i japin fund një   marrëdhënie. Për njohjet e reja, kjo periudhë nuk është aspak e favorshme. Mos rrezikoni!

Binjakët

Më në fund, shenja e Binjakëve do të kuptojë se cilin drejtim do të marrë jeta e tyre. Në punë edhe pse keni kaq shumë ide në kokën tuaj, këtë periudhë duhet të ndaloni për një moment dhe të përqendroheni te prioritetet tuaja reale. Në dashuri, Afërdita sjellë pozitivitet dhe mund të rezervojë emocione interesante, ndërsa në aspektin e shëndetit luhatjet e humorit mund të rrezikojnë gjithçka.

Gaforrja

Nëse jeni në gjendje të përqendroheni plotësisht në qëllimet tuaja, askush nuk mund t’ju ndalojë. Vetëm sigurohuni që të jeni plotësisht të përgatitur të ndiqni ambiciet tuaja. Pavarësisht atmosferës së vështirë, shumë mundësi financiare do të ofrojnë stabilitet, sidomos për ata që kanë nisur një biznes të ri. Prisni shumë ftesa për bashkëpunime, të cilat do t’ju ndihmojnë të ndani barrën e vështirësive tuaja.

Luani

Për marrëdhëniet personale, gjysma e parë e muajit do të jetë premtuese. Në periudhën e gjysmës së shkurtit do të shfaqen shumë miq të rinj dhe mes tyre mund të takoni dikë që do t’ju ndriçojë jetën. Koha do të tregojë nëse është një lidhje afatgjatë, por ka shumë mundësi që të jetë e sinqertë. Bëni kujdes me lidhjet tuaja ekzistuese, mund të keni debate në lidhje me shpenzimet ose investimet që kishit planifikuar.

Virgjëresha

Ndoshta këtë muaj do t’ju duhet të kuptoni se është koha për të ecur përpara në aktivitetin profesional. Pavarësisht nëse jeni punëtor apo sipërmarrës, pritet një ndryshim i rëndësishëm. Në disa raste, kjo do të shoqërohet me një ndryshim në të gjithë stilin tuaj të jetesës, si për shembull zhvendosja në një qytet ose vend tjetër. Ndryshimet nuk do të ndodhin menjëherë, ndaj pritini ato me maturi.

Peshorja

Ky muaj do t’ju kërkojë të shpenzoni paratë tuaja më me shumë mençuri, pasi do të shfaqen mundësi joshëse për të blerë disa gjëra me një çmim të volitshëm, ose për të bërë një investim të mundshëm. Në përgjithësi, muaji shkurt do t’ju japë fat në fillimin e sipërmarrjeve të reja, por kjo nuk përjashton vëmendjen e shtuar nga ana juaj për të mbrojtur veten nga gabimet dhe tentativat për mashtrim.

Akrepi

Do të zhgënjeheni nga lajmet apo veprimet e një njeriu apo miku të afërm. Ju mund ta falni atë për veprimet e tij, por nuk do të thotë që duhet të përsëritni sërish të njëjtat gabime. Kjo do të jetë një periudhë tejet e favorshme për udhëtime. Mos mendoni aspak për shpenzimet, por veproni duke ndjekur zemrën, sidomos për udhëtime që i keni dëshiruar, sepse nuk ju vjen më një mundësi e tillë.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji pjesën më të madhe të kohës do t’ua marrin më shumë përgjegjësitë familjare ose dedikimi ndaj fëmijëve tuaj, ndaj jepini rëndësi dhe dedikojuni me zemër. Ata që nuk kanë ende një lidhje dashurie duhet të shmangin veprimet e nxituara për një dashuri të shumëpritur. Një fluks parash në buxhetin tuaj personal ka gjasa të harxhohet me tepricë, ndaj mbani nën kontroll shpenzimet e tepruara.

Bricjapi

Karriera juaj ka mundësi të mëdha zhvillimi, por mbani mend se aftësitë tuaja do të vihen në provë. Përsa i përket dashurisë, ky është një muaj mjaft i mirë për beqarët që ndoshta nuk do të jenë për shumë kohë beqarë, ndaj prisni diçka të bukur në horizont. Tregohuni optimist dhe të duruar për të zbuluar nëse personi që keni përballë është i duhuri, por mos harroni të kaloni kohë së bashku për një njohje të shëndetshme.

Ujori

Me të drejtë do të ndiheni krenar për veten pasi keni krijuar apo menduar disa ide shumë të mira që pritet të marrin vlerësime në këtë periudhë të vitit. Megjithatë, mos e teproni me lëvdata talentin tuaj, sepse shumë shpejt njerëzit do të lodhen së dëgjuari. Prandaj jepi planeve të tua një shans më të madh suksesi duke folur pak dhe duke punuar shumë deri në momentin që projektet tuaja do të konkretizohen qartazi.

Peshqit

Sa më shumë të rrëmbehen nga emocionet, aq më thellë mund të zhyten në kaosin e tyre. Mos harroni që në prag të fillimit të muajit të gjeni një ekuilibër, i cili ndikon në mendjen dhe trupin tuaj. Kontrolloni dietën tuaj së pari, për të arritur artin e minimalizimit të pasojave. Kini kujdes nga izolimet e gjata, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj shoqërore. Meditoni dhe punoni me mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF