Gjatë spektaklit të kësaj të shtune Efi Dhedhes u eliminua nga “Big Brother VIP” pasi u zgjodh nga Dea Mishel për të kaluar në televotim si pjesë e një ‘eleminimi të dyfishtë’. Së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka bërë reagimin e parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Efi ka falënderuar publikun për mbështetjen e dhënë dhe shprehet se është shumë krenare për mënyrën se si ka reaguar brenda asaj shtëpie, duke theksuar se në çdo moment ka qenë vetvetja, e duke mos heshtur përballë padrejtësive.
“ME KOKËN LART DHE BUZEQESHJE NË FYTYRË! Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shifnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromisa për karakterin dhe dinjitetim e sak. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Dea Mishel e dërgoi në nomimin Efin së bashku me dy miqtë e saj, me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Pas daljes nga shtëpia kjo e fundit ka fituar mbështetjen e shumë personave jashtë, teksa i janë rritur në mënyrë të ndjeshëm edhe ndjekësit në Instagram.