5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Getoar Selimi: Ditën kur lindi Marget, zbulova sëmundjen time!

Reperi i njohur Getoar Selimi ka qenë i ftuar në “Zemër Luana”, ku ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Reperi tha se në ditën kur erdhi në jetë vajza e tij zbuloi se vuante nga një sëmundje, “Në fakt, nuk dua ta bëj dramatike shumë situatën, por në ditën kur ka lindur Marget, kam zbuluar një sëmundje edhe ka qenë paska e vështirë për mua”.

“Por në momentin që mora Marget në krahë, në momentin që u futa në sallë, edhe pse ishte dita që zbulova sëmundjen, e dija që çdo gjë do të shkonte në rregull që në momentin që e kam parë. Tani është çdo gjë në rregull”, tha ai më tej duke mos zbuluar detaje rreth sëmundjes por duke dhënë lajmin e mirë se tani çdo gjë është në rregull.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntor të 2021. Pak muaj më parë ata festuan ditëlindjen e parë dhe Geti bëri një urim të ndjerë për vajzën e tij edhe në rrjetin  e tij social Instagram.

“Jeta e Babës, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rruges. Babi do të jetë gjithmonë këu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtun Engjëlli im!”, shkroi ai asokohe përkrah një fotografie shumë të bukur me të bijën.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit