Getoar Selimi është një prej reperëve më të njohur sot, pasi ka arritur të ndërtojë prej vitesh një karrierë të suksesshme muzikore dhe vazhdon të jetë aktiv e i pranishëm në skenë. Së fundi, ai ishte i ftuar në emisionin “Zemër Luana” bashkë me këngëtarin tjetër, MC Kresha.
Selimi për muzikën, karrierën dhe familjen e tij, bashkëshorten Marina Vjollca dhe vajzën e tyre, Marget. Ai rrëfeu për herë të parë problemet shëndetësore, të cilat sic tha, i kuptoi në kohën kur erdhi në jetë e bija.
“Nuk dua ta bëjë shumë dramatike, por në ditën kur lindi Marget, kuptova se vuaj nga një sëmundje dhe ka qenë pak e vështirë për mua, por në momentin kur e kapa vajzën për dore, edhe pse ishte dita që mësova sëmundjen, e kuptova se gjithcka do të shkojë mirë”, tha Getoari.
MC Kresha dhe Getoar Selimi, të cilët nuk flisnin me njëri-tjetrin, i dhanë fund armiqësisë 12-vjeçare dhe shtrinë dorën e pajtimit në këtë emision. Tashmë dyshja thuhet se janë edhe drejt finalizimit të një projekt muzikor, që do të ishte i pari mes tyre.