Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja vetëm pak ditë më parë gjatë transmetimit ‘live’ të “Big Brother VIP” Kosova, aty ku ajo është bashkëprezantuese me Alaudin Hamiti.
Jonida zbuloi se pas vajzës ata do të bekohen me një fëmijë të dytë, por nuk zbuloi detaje rreth gjinisë. Së fundmi burime pranë medias bëjnë me dije seJonida Vokshi dhe Besnik Krapi presin një djalë në familjen e tyre, por lajmi ende nuk është konfirmuar nga ata.
Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni mjaft të veçantë në Durrës, ndërkohë që dy vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë quajtur Emi.