4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Paralajmëroi tërmetin e Turqisë; studiuesi holandez bën parashikimin e radhës!

Tërmete masive goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën, duke vrarë mbi 5000 qytetarë turq dhe sirianë, duke shënuar në këtë mënyrë në një nga fatkeqësitë më të mëdha, që rajoni pësoi që nga tërmeti i Erzincanit të vitit 1939. Ndërsa ngushëllimet u përhapën nga i gjithë globi, një tjetër zhvillim që lidhet me tërmetet masive është parashikimi i Frank Hoogerbeets që bëhet i vërtetë.

Ndërsa grafika të tmerrshme u transmetuan në mediat kryesore, duke treguar ndërtesa të rrafshuara dhe grumbuj trupash të vdekur, një postim i shpërndarë nga një shkencëtar holandez u bë viral në të cilin ai parashikonte një tërmet të madh në rajon.  Në postimin e shpërndarë më 3 shkurt, thuhej se “Herët a vonë do të ketë një tërmet magnitudë 7.5 Mnë këtë rajon (Turqia Jugore, Jordani, Siri, Liban)”.

Së fundmi studiuesi ka bërë një tjetër parashikim. Ai shkruan përmes një postimi në Twitter, se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt. Studiuesi nuk jep vendodhjen e tërmetit dhe njofton se do të publikojë një video sqaruese në vijim.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart me magnitude  5 deri në 6”, shkruan Asi në Twitter.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit