4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Postimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit, “shuplakë” për shoqërinë sot!

Ngritja e anti-vlerës dhe mosrespektimi i vlerave të shkuarës, të cilat zbriten nga piedestali e mbulohen si pa të keq me pluhur harresë, është kthyer fatkeqësisht në njërin prej tipareve të realitetit të sotëm të fokusuar tek argëtimi sipërfaqësor, e këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as shoqëria shqiptare. Artistët e vërtetë janë në mesin e atyre që e vuajnë më shumë një deformim të tillë të shoqërisë.

Elton Deda është një prej atyre që e përcjellin hapur pakënaqësinë me një situatë të tillë dhe vakumin shpirtëror që ka pllakosur brezat.

Kantautori i mirënjohur e ka shprehur përmes disa statuseve indinjatën e tij ndaj këtij tranzicioni që nuk po njeh fund, por këtë radhë, përdori ditën e lindjes së atit për të dhënë një mesazh therës. Në 5 shkurt, dirigjenti  i njohur Ferdinand Deda duhet të kishte festuar 82 vjetorin e lindjes. I biri e shënoi këtë ditë me këtë postim:

“Babi sot do të bënte 82! Por me këtë kalbësirë shoqëri dhe morali në këtë botë, kam përshtypjen që është shumë më mirë atje ku është. Të duam fort babush.”

Ferdinant Deda lindi në Peqin në 5 shkurt të vitit 1941 dhe vdiq në 24 gusht 2003.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit