4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

50 vjec, Heidi Klum po mendon për një fëmijë me të fejuarin 16 vjet më të ri!

Mosha nuk e pengon supermodelen thuajse 50 vjecare Heidi Klum dhe partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz, të mendojnë. Ata janë të martuar prej 4 vitesh tashmë. hendeku 16 vjecar i moshës ( ai është shumë më i ri), nuk e ka frenuar aspak dashurinë e tyre që të lulëzojë.

Klum, 49 vjec, nuk e përjashton idenë e zgjerimit të familjes së saj, dhe po mendon që të sjellë ne jetë me Kaulitz-in, fëmijën e tyre të parë. Në emisionin Jennifer Hudson, Klum u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë përsëri.

Ajo e pranoi se e ka menduar një gjë të tillë. Supermodelja e lindi fëmijën e saj të parë, Leni, me një ish të dashur në moshën 30-vjeçare. Një vit më pas, Klum mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me ish-bashkëshortin, Seal, një këngëtar. Pasuan 2 fëmijë të tjerë, duke e bërë Klum-in nënë e 4 fëmijëve të moshave 18, 17, 16 dhe 13 vjeç.

“E kam përjetuar mëmësinë 4 herë. Dhe kam dhënë gji 8 muaj çdo herë, dhe pastaj kam mbetur përsëri shtatzënë…” E sërish, është e gatshme t`i hyjë këtij rrugëtimi të bukur, por edhe të vështirë përsëri. “Tani kam pritur një kohë të gjatë, kështu që ndoshta po, do ta bëj një fëmijë”, tha Klum.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit