22.5 C
Tirana
E premte, 2 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Çfarë i tha vërtet Jennifer Lopez ( me ton) bashkëshortit në ceremoninë e çmimeve Grammy!

Është bërë viral momenti i acarimit të radhës në ceremoninë e cmimeve Grammy të Jennifer Lopez me Ben Affleck, dhe të gjithë nxituan të deshifrojnë se cfarë i kishte thënë ajo, teksa dukej qartazi e nxehru. Gjatë ceremonisë së së dielës, çifti pushtoi rrjetet sociale kur u panë duke biseduar plot nervozivëm, teksa moderatori Trevor Noah bëri një batutë para tyre. Gjithçka filloi kur Affleck i pëshpëriti diçka në vesh gruas së tij, dhe ajo u përgjigj duke u kthyer drejt tij dhe duke i prekur lehtë gjoksin. Lexuesi ekspert i buzëve, Jeremy Freeman, bëri këtë pasqyrë të bisedës.

“Unë besoj se kur Ben Affleck i pëshpëriti në… veshin e Jennifer Lopez-it, ajo u përgjigj me: “Boll tani. Shfaqu më miqësor, më i motivuar. Pastaj ajo u tërhoq, dhe Beni shfryu gjithë siklet e tha, ‘Edhe mund ta bëj.”

Ky nuk ishte i vetmi moment i dyshes që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve gjatë kësaj mbrëmjeje. Në momentin që kamera drejtohej tek cifti, Beni shfaqej i qeshur dhe plot afeksion për të shoqen, por kamerat e paparacëve e nodqën non-stop dhe kur mendoi se nuk po filmohej, ai u shfaq tepër i bezdisur e me një fytyrë shumë të mërzitur.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit