Në moshën 64-vjeçare, Madonna i tronditi fansat me pamjen e saj të çuditshme gjatë paraqitjes në Grammy Aëards. Por artistja mohon që duket ashtu siç është shfaqur në fotot e publikuara në rrjet, dhe fajëson kamerat apo fotografët.
Ndërhyrjet e fundit estetike të Madonës nuk janë ndër më të suksesshmet. Fytyra e yllit të popit duket tmerrësisht e fryrë dhe e deformuar në imazhet e përhapura në internet së fundi. E zemëruar nga reagimi i fansave dhe fakti që tabloidët publikuan imazhe nga ceremonia, Madonna fajëson kamerat, përtë cilat thotë se ishin vendosur shumë afër dhe në këtë mënyrë “shtrembëruan tiparet e saj”.
“Në vend që të fokusohesha në atë që kisha për të thënë në fjalimin tim, njerëzit zgjodhën të flisnin për pamjet e mia nga afër, të marra me një kamerë zmadhimi, e cila do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo,” tha Madonna. “Edhe një herë jam përfshirë në këtë diskutim rreth plakjes dhe misogjinisë”, shtoi këngëtarja, e cila ankohet se bota refuzon t`i lartësojë femrat pas moshës 45-vjeç.
Ylli tha se nuk ka në plan të kërkojë falje për asnjë nga vendimet e saj “kreative”, as për mënyrën se si duket apo vishet.