4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

FOTO/ Lamtumirë Blero! Zbulohet partneri i ri i Afrona Dikës!

Afrona Dika prej javësh ka lënë të kuptuar se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi. E teksa në fillim nuk dihej se kush ishte partneri i saj i ri,  tashmë është zbuluar identiteti i tij. Partneri i saj i ri quhet James, të paktën kështu quhet në rrjetin social Instagram, dhe mesa duket nga emri ai nuk është shqiptar.

Ai ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket modelja shqiptare, duke mos zbuluar portretin e tij. Ndërkohë ne kemi mundësi të njihemi me të nga fotoja që ai mban në profilin e Instagramit edhe pse ka zgjedhur që në postimin e tij të zbulojë vetëm Afronën dhe krah saj të shkruajë “Gjithmonë zjarr”.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-s, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër, dhe kjo gjë mesa duket solli probleme, të cilat e çuan marrëdhënien e tyre në divorc.

 

Thashethemet për ndarjen nisën pasi Afrona u pa pa unazën e martesës, më pas ata hoqën nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishin bashkë, deri në momentin që vetë Blero me anë të një postimi konfirmoi ndarjen vitin e kaluar.

Gjithsesi Blero nuk e tregoi arsyen e ndarjes, ”Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të 2021. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit