11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Shpresat për të mbijetuar po shuhen; mbi 11 000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri!

Me shpresën që po shuhet për të gjetur të mbijetuar, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë pa pushim duke kërkuar shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri. Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën në më shumë se 11 000 persona, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës në botë në më shumë se një dekadë.

Mes thirrjeve që qeveria turke të dërgojë më shumë ndihmë në zonën e fatkeqësisë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi një “qytet çadrash” në Kahramanmaras, ku jetojnë njerëzit e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ai pranoi mangësitë në reagimin e qeverisë ndaj katastrofës, por u zotua se askush nuk do të “mbetej në rrugë”.

Ekipet e kërkimit janë bashkuar, por shkalla e shkatërrimit nga tërmeti me magnitudë 7.8 ishte aq e madhe, dhe u përhap aq gjerësisht, duke përfshirë edhe zonat e izoluara nga lufta civile në vazhdim e Sirisë, aq sa shumë janë ende duke pritur për ndihmë.

Deri tani në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8 574 dhe gati 50 000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën. Ndërkohë në Siri, të paktën 2 530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, thanë zyrtarët.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit