Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira ka qenë një nga temat më të përfolura të muajve të fundit. Jo vetëm për vetë ndarjen, por për gjithçka që ndodhi më pas. Shakira së fundmi publikoi një këngë me Bizarrap, duke synuar ‘godasë’ ish-lojtarin e Barcelonës, i cila është në lidhje me Clara Chia.
Pique dhe Clara Chia kanë zgjedhur të heshtin, edhe pse kanë bërë bujë në emisione dhe revista. I pari është marrë me çështjet e tij të biznesit si Kings League, por nuk duket i gatshëm të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor kundër ish-partneres së tij. “Më mirë të kenë këtë qëndrim sesa të fillojnë të padisin njëri-tjetrin, edhe pse në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet”, thotë dikush nga rrethi i tij.
Chia kaloi një periudhë të vështirë pasi u zbulua se ajo ishte e dashura e re e Pique dhe madje iu desh të kërkonte ndihmë profesionale për të kaluar ankthin.
Sipas 20minutos, Shakira do të japë një intervistë në javët e ardhshme për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe për të diskutuar për ndarjen e saj me Pique.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kur mund të zhvillohet kjo intervistë.