11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Tërmeti në Turqi, gjendet e vdekur familja shqiptare: Prindërit dhe djali ishin në…

Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë. Bëhet fjalë për dy prindër dhe djalin e tyre, thote dosja.al. Trupat e tyre, sipas kësaj medie, janë nxjerrë sot nga forcat e kërkim shpëtimit në qytetin e Kahramanmarash. Deri më tani, identiteti i tre viktimave nuk është bërë publik.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) e ka kaluar shifrën e 11 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja. Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Turqi nga ai i vitit 1999, kur humbën jetën 17 mijë njerëz.

 

Mes nervozizmit të të mbijetuarve për reagimin e ngadaltë të qeverisë turke dhe dërgimin e pamjaftueshëm të ndihmave në zonat e goditura, presidenti Recep Tayyip Erdogan vizitoi një kamp në Kahramanmaras. Shumë prej banorë kanë mbetur jashtë, në të ftohtë. Ai e pranoi se reagimi fillestar i Turqisë kishte mangësi, por u zotua se askush nuk do të ngelet në rrugë. “Të gjitha institucionet shtetërore janë të angazhuara. Në ditën e parë patëm disa probleme, por në ditën e dytë dhe të tretë e morën situatën nën kontroll”, tha ai.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit