11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Bëhen bashkë Ezeli dhe Halili, ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Turqi!

Bilanci tragjik i viktimave të tërmetit në Turqi e Siri po i afrohet shifrës 20 mijë, duke nxjerrë kështu akoma edhe më shumë në pah përmasat shokuese të lëkundjeve më të dhunshme tëg tokës atje në një shekull. Ekipe të emergjencave nga e gjithë bota janë nisur për të asistuar punonjësit vendas të shpëtimit në garën e tyre me kohën për gjetjen e të mbijetuarve.

Por edhe vullnetarë vendas po kërkojnë të japing ndihmesën e tyre. Elita turke duket se dhe ka zgjedhur gjithashtu të mos qëndrojë duarkryq ( të paktën një pjesë e saj). Aktori i njohur nga roli në serialin “Ezel” , Kenan İmirzalıoğlu, Kıvanç Tatlıtuğ nga seriali “Halil ve Menkse”, janë bërë bashkë me artistë të tjerë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën. Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London. Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet. Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin”, tha ai. Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”. Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit