Bill Gates duket se tashmë ka gjetur dashurinë e re. Ai është lidhur me Paula Hurd, 60 vjeç, e veja e bashkëdrejtorit Mark Hurd të kompanisë “Oracle” dhe ish-CEO i “Hewlett-Packard”. Mark Hurd ishte gjithashtu bashkëthemelues i “Microsoft”. Bill Gates dhe Paula Hurd u fotografuan të lumtur teksa shihnin ndeshjen e kampionatit të “Australian Open” në Melburn, Australi.
Në vitin 2021, Gates, 67 vjeç, dhe gruaja e tij, Melinda French Gates, 58, u divorcuan zyrtarisht pas 27 vitesh martesë. Gates ndan tre fëmijë me ish-gruan e tij. “Është e njohur gjerësisht se Bill Gates dhe Paula Hurd janë duke u takuar, por ajo ende nuk i ka takuar fëmijët e tij”, tha një burim për revistën “People”.
Në një intervistë me BBC News javën e kaluar, Bill Gates u pyet nëse do të ishte i hapur për të rënë në dashuri edhe një herë. “Sigurisht, unë nuk jam robot”, u përgjigj ai.
Paula Hurd: 5 Things To know About The ‘Mystery Woman’ Bill Gates Is Reportedly Dating https://t.co/v40NLIE98B pic.twitter.com/ReullcTL1b
— Breaking Celebrity News (@BreakingCN) February 9, 2023
“Të qenit i pasur e bën jetën time shumë më të rehatshme, por jo më të kënaqshme”, tha Gates. “Për këtë, kam nevojë për familjen, miqtë dhe një punë ku të punoj për gjëra që kanë rëndësi. Jam mirënjohës që i kam të treja”.
Bill Gates has been dating Paula Hurd, the widow of late Oracle co-CEO Mark Hurd, for more than a year, @PageSix reports. pic.twitter.com/HmRCpTGrJ1
— Pop Crave (@PopCrave) February 8, 2023