Kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën herët në mëngjes me orën lokale, lëkundjet e tij u ndjenë deri në Liban, Qipro, Greqi, Izrael dhe territoret palestineze. Ndërkohë që një tërmet i dytë, i cili regjistroi një magnitudë 7.5 ballë, goditi sërish vendet vetëm 9 orë më vonë. Të dyja vendet janë ende të tronditura nga pasojat shkatërruese, thonë punonjësit e shpëtimit në terren për TIME.
Deri më tani, më shumë se 17 000 njerëz janë vrarë si pasojë e tërmeteve dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur. Mijëra ndërtesa janë kthyer në rrënoja. Megjithëse tërmetet nuk janë të pazakontë në këtë pjesë të botës, tërmetet e kësaj jave besohet të jenë më të mëdhenjtë dhe më vdekjeprurësit që kanë goditur Turqinë në dekada.
Kur dhe ku ndodhën tërmetet në Turqi?
Tërmeti fillestar goditi qytetin jugor turk të Gaziantep, afërsisht 150 milje larg kufirit Turqi-Siri, në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej rreth 11 miljesh, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.Tërmeti i dytë, epiqendra e të cilit ishte afërsisht 80 milje në veri të Gaziantep në provincën Kahramanmaras të Turqisë, goditi në orën 13:24 sipas kohës lokale dhe ishte gjashtë milje e thellë, sipas USGS.
Më shumë se 300 pasgoditje kanë ndodhur pas tërmeteve fillestare, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay.
Sa i madh është një tërmet magnitudë 7.8?
Ndërsa një tërmet me magnitudë 2.5 ose më pak mund të kalojë pa u zbuluar, tërmetet me magnitudë 7.0 ose më të lartë klasifikohen si “tërmet i madh”, i cili mund të shkaktojë dëme serioze.Një magnitudë 8.0 ose më e lartë, e konsideruar “një tërmet i madh”, është në gjendje të shkatërrojë komunitete të tëra.
Ndërsa magnituda e një tërmeti tregon madhësinë dhe forcën e tij, dëmi i mundshëm i shkaktuar nga një tërmet përcaktohet gjithashtu nga thellësia e tij (sa më i cekët tërmeti, aq më i dëmshëm) dhe afërsia e tij me qendrat e popullsisë.
Cila është shkalla e dëmit?
Numri i të vdekurve ka qenë tronditës dhe ka tejkaluar 17,000 njerëz, një shifër e cila pritet të rritet mes përpjekjeve të forcave të kërkimit dhe shpëtimit. Që nga e enjtja, më shumë se 14,000 vdekje janë raportuar në Turqi dhe 3,162 në Siri. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i kombinuar mund të arrijë në 20,000 dhe se 23 milionë njerëz mund të preken nga fatkeqësia.
Më shumë se 68,000 njerëz janë raportuar gjithashtu të plagosur deri më tani, sipas të dhënave nga qeveria e Turqisë, media shtetërore siriane dhe organizata humanitare Helmetat e Bardha.