4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Puthi në buzë burrin e zv/presidentes Kamala Harris, Zonja e Parë e SHBA trondit me gafën!

Gruaja e liderit të Shtëpisë së Bardhë u kap nga kamerat duke u puthur në buzë me Douglas Emhoff, bashkëshortin e zëvendëspresidentes Kamala Harris. Momenti i çuditshëm ndodhi mbrëmjen e së martës, pak para fjalimit të Joe Biden për gjendjen e kombit.

Jill Biden hyri në auditor dhe u drejtua në vendin e saj të rezervuar në krah të zv/presidentes, Kamala Harris. Zonja e Parë e përqafoi Douglasin por duket se aksidentalisht e puthi në buzë, dhe gjithcka u pa e plotë. Momenti u transmetua drejtpërdrejt dhe shumë shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Sipas New York Post, njerëzit përreth nuk kanë reaguar ndaj asaj që sapo kishte ndodhur, duke vazhduar kështu të duartrokasin.

Megjithatë, në internet, njerëzit nuk u përmbajtën të komentonin dhe të bënin shaka për puthjen e çuditshme mes Jill Biden dhe Doug Emhoff: “A harruan se ku janë???”, “Jam i hutuar!”, “Mendoj se e kanë hapur marrëdhënie!”, “E vuri re menjëherë zonja pas tyre”, ishin vetëm disa nga komentet e postimit që u bë viral.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit