Rudina Magjistari ka përjetuar një moment paksa të frikshëm në emisionin e saj “Rudina”, ku të ftuar kishte një veteriner. Rudina u afrua të prekte gjarprin që i ftuari mbante në duar, por nuk e priste që ai do e sulmonte. Rudina bërtiti dhe u zmbraps menjëherë e frikësuar. Por më pas situata kaloi me të qeshura.
Ariel Vasili:Mund ta prekësh.
Rudina Magjistari:Jo, jo nuk mundem.
Ariel Vasili:Është 1 vjeçar, është 1 vjeç e pak.
Rudina Magjistari:Kam shumë kuriozitet.
Ariel Vasili:Preke, nuk të bën asnjë gjë.
Rudina tenton ta preke gjarprin me gishtërinj, por ai i ‘kanoset’ dhe thuajse e pickon moderatoren që lëshon një klithmë nga trembja.
Rudina Magjistari:Më thuaj, ti e dije që do ndodhte kjo? E dinte që do ndodhte kjo. Po çfarë do kishte bërë nëse unë s’do e kisha larguar dorën në atë moment?
Ariel Vasili:Asnjë gjë.
Rudina Magjistari:Ndodh ndonjëherë me ty, jam shumë kurioze?
Ariel Vasili:Po është ideja që do dalë pak gjak.
Rudina Magjistari:Vërtet e ke?
Ariel Vasili:Po është kafshim.
Rudina Magjistari:Dhe mua më thua asgjë! Me çfarë kurajoje?
Ariel Vasili:Ti do ta heqësh dorën, unë e kam te dora ime.