Në media të ndryshme qarkullon lajmi ( i pakonfirmuar plotësisht) se një nga personat me të cilët janë humbur kontaktet që prej mëngjesit të së hënës, kur Turqia u godit nga tërmeti më shkatërrimtar i një shekulli, është edhe ylli i kinematografisë turke, Cansu Dere.
Deri më tani nuk dihet asgjë për të dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj, dhe vetë 42 vjecarja rezulton të mos ketë bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.
Ka shumë aludime rreth fatit të saj. Shqetësimi për Dere u shtua pasi ajo si personazh publik nuk publikoi asgjë për fatkeqësinë në rrjetet e saj sociale, gjë të cilën e bënë shumë figura të tjera të njohura dhe kolegë të saj që janë gjendur pranë familjeve të prekura.
Megjithatë, ka dhe ata që dyshojnë se ajo është treguar thjesht neglizhente dhe nuk ka reaguar si mjaft kolegë të vet ndaj ndaj tragjedisë që deri tani ka marrë më shumë se 21 mijë jetë njerëzish.