Teksa jemi në prag të Shën Valentinit, dilemat për çiftet mund të jenë të mëdha! Në momentin e parë mund të duket e vështirë për të gjetur dhuratën ideale për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë të dashuruarit, ndaj ne menduam t’ua bëjmë paksa më të thjeshtë, duke iu sugjeruar 5 ide dhuratash, me të cilat do të kënaqni jo vetëm partnerin/partneren tuaj por edhe veten.
1-Një dhuratë tek “Estel Jewelry”
Bizhutë janë gjithmonë një ide e shkëlqyer për dhurata, pasi janë nga ato aksesorë që asnjëherë nuk u ikën vlera dhe kujtimi i tyre do t’ju shoqërojë sa vetë dashuria..
View this post on Instagram
2-Një shall nga Etro në “London Men Tirana”
Për meshkujt duhet ta pranojmë që është paksa e vështirë për të gjetur një dhuratë me të cilën do të ‘nderohesh’, dhe në këtë muaj të ftohtë siç është shkurti, shalli do të ishte aksesori që asnjë nuk do t’i thoshte JO..
View this post on Instagram
3-Një shishe verë Ama Mi nga “LM Comercial”
Vera është padyshim shoqëruesja më e mirë e dashurisë, dhe pas një gote me verë nga Ama Mi nga “LM Comercial” mbrëmja juaj do të bëhet më e bukur, ku kryefjala e takimit do të jenë fjalët e ëmbla të dashurisë.
4-Një paketë shërbimesh relaksi te “Velur Spa & Hammam”
Momentet e relaksit janë të adhurueshme nga të gjithë, për më tepër kur ato shijohen me njeriun e zemrës. Ndaj një paketë të tillë askush nuk do të kishte guximin të mos e pranonte me dëshirë dhe të mos e shijonte.
View this post on Instagram
5-Një palë syze në “ItalOptik”
Një ndalesë në “ItalOptik” më 14 Shkurt do të ishte zgjedhja e duhur për të përfituar edhe ofertat e filialeve të markës që ofrojnë në ditën e të dashuruarve. Të gjitha gratë do të përfitojnë vizitën okulistike falas ndërkohë që për syzet që çifti do të zgjedhë do të kenë 30% ulje.
View this post on Instagram