KreuCelebrity

Gratë me të cilat Leonardo DiCaprio është takuar gjatë gjithë karrierës së tij!

Leonardo DiCaprio është bërë sërish kryefjalë e mediave së fundmi pas raportimeve që pretendojnë se ai është në lidhje me modelen 19-vjeçare Eden Polani. Aktori 48-vjeçar besohet se ka vendosur një rregull përsa i përket marrëdhënieve të tij, pasi ai kurrë nuk është takuar publikisht me ndonjë grua mbi 25 vjeçe.

Pas një lidhjeje të përfolur me modelen e famshme Naomi Campbell, aktori i Titanikut thuhet se ishte në lidhje me kolegen e saj modelen Bridget Hall. Ndërmjet viteve 1995 dhe 1999, DiCaprio pati një lidhje pa ndërprerje me Kristen Zang, por ai ishte gjithashtu i lidhur me modelet Christensen dhe Amber Valletta, si dhe me aktoren Bijou Phillips gjatë asaj periudhe.

Pas kësaj ai pati një lidhje me ish-gruan e Tom Brady, Gisele Bundchen, lidhja e tyre zgjati për pesë vjet deri në vitin 2005. “Ne thjesht nuk kishim për qëllim të ishim të dashur”, tha ajo pasi u ndanë. “Unë e respektoj atë jashtëzakonisht dhe nuk i uroj asgjë përveç më të mires”.

Vitet e mëvonshme DiCaprio u nda me supermodelen izraelite Bar Rafaeli kur ajo mbushi 25 vjeçe dhe ai ishte 36 vjeç. Në vitin 2011, u përfol se ai ishte në lidhje me aktoren Blake Lively për rreth pesë muaj. Më pas, ai pati një lidhje me modelen Erin Heatherton kur ajo ishte 23 vjeçe dhe ai 37. Aktori i famshëm kishte një lidhje të përfolur edhe me Rihanna-n, por asnjë nga dy të famshmit nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre.

Në listën e tij të gjatë të partnereve, apo të dashurave të përfolura, përfshihen edhe Kelly Rohrbach, ish-prezantuesja e Love Island, Laura Ëhitmore, bukuroshja daneze Nina Agda, Camila Morrone, Gigi Hadid dhe Victoria Lamas.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF