Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Irini Qirjako, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj. Teksa u pyet për momentin më të vështirë gjatë karrierës së saj, Irini tha se ka qenë moment kur humbi nënën e saj.
“Kur vdiq nëna ime në gusht 2022. Unë e lashë nënën në spital. Ajo ishte shumë rëndë. Ajo po jepte shpirt dhe ditën e katërt vdiq, në Athinë. Ndërkohë që mua më duhej të kthehesha në Tiranë sepse atë ditë kisha një aktivitet shumë të rëndësishëm”, tha ajo mes emocionesh.
Gjatë intervistës Irini i bëri edhe një kamer të fshehtë bashkëshortit të saj, duke i thënë se e kapi mat me një femër bjonde. Situata arriti deri në pikën që bashkëshorti i tha se nëse i jep foton ai do të vras veten, ndërkohë që më pas u zbulua se e gjitha ishte një shaka.
Kujtojmë që Irini Qiriako pak muaj më parë ishte pjesë e një prej programeve të kërcimit në vend, ku ajo spikati edhe për karakterin e saj të veçantë, me të cilin përçon një pozitivitet për t’u admiruar.