KreuFashion

Recetë për Shën Valentin: Shporta buke me karkaleca deti

Recetë me kokrrat e kuqe të shegës

Shijoni kokrrat e kuqe të shegës, të ëmbla ose të athëta, një cilësi e cila kur bashkohet me ushqime të ndryshme dhuron ndjesi unike, qofshin ato ëmbëlsira, pije apo pjata të kripura. Shega është një produkt afrodiziak, ndaj këtë Shën Valentin pjatat që sugjeron “Bordo” kanë si bazë frutin magjik me kokrra të kuqe, i cili është gjithashtu edhe një antioksidant natyral, pa harruar që ka shije unike. Këto pjata vijnë kryesisht nga tradita kulinare mesdhetare, vend ku edhe shega konsiderohet një përbërës unik në kuzhinë.

Shporta buke me karkaleca deti

Përbërësit: 8 feta buke integrale, 20 bishta karkalecash, 2 avokado, 1 shegë, 1 selino me zemër të bardhë, 1 limon, qepë e njomë, vaj ulliri ekstra i virgjër, piper i kuq, kripë dhe piper rozë

Përgatitja: Merrni 8 feta buke me kore dhe hiqini tulin. Lyejini me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, spërkatini me disa pika ujë dhe me to krijoni disa shporta të vogla duke i kapur me kruajtëse dhëmbësh. Vendosini në tavë dhe futini në furrë të parangrohur në 200°C për 8 minuta.

Ndërkohë qëroni karkalecat dhe lërini bishtat. Lajini dhe skuqini në një tigan për 1 ose 2 minuta. Ndani në gjysmë 2 avokado të pjekura, i heqim gurin, i qërojmë dhe i presim në kubikë. E spërkatim me lëngun e 1 limoni që të mos nxihen dhe i shtojmë në një enë me karkalecat. Prisni 1 zemër selinoje në feta dhe bashkojini me karkalecat. Gjithë masën në formë sallate, rregullojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, piper rozë, piper të kuq dhe fletë të qepës së njomë. I përziejmë dhe i ndajmë në koshat e bukës pasi të jenë ftohur. I shtojmë kokrrat e shegës sipër, bishtat e karkalecit dhe qepë të njomë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF