Pas daljes nga Big Brother VIP, Amos Zaharia zgjodhi të mos e komentonte ofendimin që i bëri Kiarës, kur po debatonte me Luizin. Ai u përpoq ta anashkalonte temën duke thënë se nuk mbante mend c`kishte thënë në ato momente.
Por duket disa ditë më vonë, aktorit “ia kanë freskuar kujtesën” videot që kanë qarkulluar në rrjet. Aktori i cili ishte i ftuar në Big Brother Fan Club” , u ka kërkuar ndjesë familjarëve të moderatores për fjalën ofenduese që përdori kur ishte në shtëpinë e BBVA, ndersa theksoi se kishte qenë një moment nervozizmi.
“Unë nuk e mbaj mend, seriozisht. Ka qenë moment nervozizmi. Por sido që të jetë, shkau. Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment nervozizmi të kemi thënë disa gjëra që…E kam fjalën që nuk kam ofenduar njerëz në atë shtëpi, nuk ka qenë karakteri im,” u shpreh ai në Fan Club. “E kam thënë, sepse e kam parë që e kam thënë, nuk mund ta mohoj dot. Nuk e dija që e kisha thënë, ka dalë në sipërfaqe padashur në një moment nervozizmi. Ajo nuk është një gjë e lehtë, e di që jashtë ka familjarë. Patjetër që u kërkoj ndjesë.”
Gjatë një debati që pati me Luizin brenda shtëpisë ai ka thënë në fund me zë të ulet: “Krisu ti dhe ajo puta** jote”.