Befasoi me pohimet e saj disa ditë më parë Diola Dosti, e cila tha se është dashuruar me një 77 vjecar. Big Brother VIP Albania duket se ka përfshirë edhe botën e futbollit, dhe kjo deklaratë e nutricionistes nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e një futbollisti të njohur, Skerdi Bejzades.
Ish sulmuesi i disa skuadrave në Shqipëri, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, e ironizoi Diolën për këtë pohim, cili kontrastonte me shqetësimet e paraqitura më herët prej saj për Luizin. Bejzade i kujtoi atë që kishte ndodhur me një nga banorët e këtij reality show, ku Diola pretendonte se ishte mërzitur për mënyrën se si fëmijët do ta përceptonin.
“Më duket se këtu te Big Brother hyjnë normal e dalin të luajtur mendsh. Kjo kishte hall se çfarë do të thonin gocat e veta për lojërat e Luizit. Se dashnia me plakun 100 vjeç nuk ka problem”, ka shkruar plot ironi futbollisti.
Diola qe shprehur se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve por me mendjen dhe personi në fjalë, sipas saj, ishte shumë i zgjuar. “O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri” ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.