KreuCelebrity

Einxhel Shkira zbulon kuptimin e veçantë të emrit që i vendosën djalit!

Moderatoja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë pak muaj më parë. Së fundmi ata kanë qenë të ftuar në “Zemër Luana”, duke shënuar daljen e parë që pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.  Një ndër pyetjet që u është bërë gjatë programit ka qenë në lidhje me kuptimin e emrit që kanë përzgjedhur për djalin e tyre, Trev.

Einxhel ka shpjeguar se edhe pse njerëzit e kanë marrë sikur është emër i huaj, në fakt është emër shqiptar. “Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Më tej moderatorja ka zbuluar se ata ende nuk e kanë bërë celebrimin dhe kur të vijë ai moment ajo do të mbajë mbiemrin e saj, pasi për të është identitet dhe nuk mund të vijë një mashkull e ta ndryshojë atë. Çifti shumë shpejt do të bëjë edhe një dasmë, por kjo mendohet të ndodhë pasi Dagz të mbarojë sezonin.

Gjatë gjithë shtatzënisë Einxhel ka qenë shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram ku ka ndarë detaje nga jeta e saj e përditshme dhe momente që kalonte me partnerin e saj. Shpesh herë ajo ka reaguar ndaj lajmeve të ndryshme që kanë qarkulluar në media por edhe për ngjarje që nuk kanë patur lidhje të drejtpërdrejt me të, ndërkohë që pas lindjes së djalit ka zgjedhur t’i përkushtohet atij.

Kujtojmë që Einxhel dhe Dj Dagz u njohën dhe nisën romancën e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pas daljes për aty ata vijuan historinë e bukur të dashurisë. Një bekim erdhi në jetën e tyre shumë pak kohë pasi dolën nga shtëpia dhe ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF