Veprimet e fundit të Megan Fox në rrjetet sociale kanë nisur një stuhi thashethemesh se aktorja dhe i fejuari i saj, Machine Gun Kelly janë ndarë. Ylli i “Jennifer’s Body”, 36-vjeçe, ka fshirë shumë nga fotot e saj me këngëtarin 32-vjeçar – përfshirë postimin e javës së kaluar ku festonte nominimin e tij për “Grammy” – , dhe tani së fundi, duket se nuk e ndjek më fare.
Llogaria e Meganit në Instagram tregon se ajo ndjek vetëm Eminemin, Harry Styles dhe Timothee Chalamet.
Dhe sidomos për Eminemin është dhe ngacmimi më i madh, sepse me të Machine Gun Kelly ( emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker), është zënë keq, pasi përpara i kishte bezdisur të bijën.
Meghan nisi të takohej me Colson në vitin 2020, ndërkohë finalizonte divorcing me Brian Austin Green, me të cilin ndan tre fëmijë: Bodhi Ransom Green, Journey River Green dhe Noah Shannon Green. Rokeri i propozoi në vitin 2022 dhe çifti festuan përvjetorin e fejesës së tyre muajin e kaluar.