KreuCelebrity

Elvis Pupa ironizon Rihannën me realitetin e gjysheve tonë!

Performanca madhështore e Rihannës në “Super Bowl 2022” rrëmbeu padyshim vëmendjen e fansave në mbarë botën. Një rikthim i shumëpritur ky i yllit të muzikës, dhe përpos super performancës që ishte e pritshme nga të gjithë, ajo surprizoi jo pak me shfaqjen e saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është në pritje të një fëmijë nëntë muaj pas lindjes së saj të parë.

E në morinë e komenteve të mira, dhe të atyre që u zhgënjyen paksa pasi performanca e saj ishte e kufizuar për shkak të shtatzënisë, ka spikatur së fundmi edhe komenti që aktori Elvis Pupa ka bërë në rrjetin e tij social Instagram.

Aktori thekson se Rihanna për këtë performancë ka marrë milliona dollarë dhe nuk është ndonjë sakrifcë e madhe që ka kënduar 7-muajshme shtatzënë, teksa kujton se gjyshet tona 9-muajshe kanë punuar në koperativë në pikë të diellit për 1 qind lekë ditën e punës dhe madje duhet të kishin edhe drekën gati kur të vinte burri në shtëpi.

“U çan rrjetet sociale, a e patë ca performance bëri Rihanna, ca sakrificë 7 muajshe shtatzënë. E para e punës këngë ka bërë, dhe pastaj është paguar miliona dollarë për atë performancë. Sakrificë kanë bërë gjyshet tonë 9 muaj shtatzanë kanë punuar në koperativ në pikë të diellit, për 1 qind lekë ditën e punës plus hanin dhe dru në shtëpi nëse burri nuk e gjente drekën gati”, shprehet ai.

 

 

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF