4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Hapja e madhe më 17 MARS! H&M mbërrin në Tiranë: Kupona për 3 klientët e parë!

Marka e njohur dhe e shumëkërkuar H&M do të hapë dyqanin e saj të parë në Shqipëri, në qendrën tregtare Tirana East Gate, më 17 mars në orën 10:30. Në këtë hapje madhështore, klientët do të kenë mundësinë të zbulojnë oferta speciale dhe të përfitojnë deri në -50% ulje në veshjet e përzgjedhura, gjatë periudhës 17 deri më 19 mars.

Në ditën e hapjes, klienti i parë në radhë do të marrë dhuratë një kartë H&M me vlerë 30.000 lekë, i dyti 18.000 lekë dhe i treti 12.000 lekë. Gjithashtu, 500 klientët e parë do të marrin nga një kartë me vlerë 1200 lekë dhuratë!

 

“Shtimi i Shqipërisë në rrjetin e rajonit është fare pranë dhe ne jemi shumë të emocionuar për inaugurimin e dyqanit tonë në Tirana East Gate! Synimi ynë është të jemi aty ku janë klientët tanë, duke u ofruar atyre një përvojë unike blerjeje, si përmes stilit dhe koleksioneve tona ashtu edhe përmes shërbimit të ekipit tonë të jashtëzakonshëm. Dyqani i ri do të prezantojë tendencat më të fundit, klasikët e pakohë duke frymëzuar të gjithë, që të mund të eksplorojnë stilin dhe të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme”, thotë Thomas Estrany, Menaxher Rajonal Shitjesh për H&M.

Hapja e shumëpritur zbulon një dyqan mbi 2000 m2, i projektuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për gra, burra, adoleshentë dhe fëmijë, si dhe aksesorë. Orari i punës gjatë ditëve të javës do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 21:00 dhe në fundjavë nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni:

[email protected]

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit