22.5 C
Tirana
E premte, 2 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Elon Musk dhuron rreth 2 miliardë dollarë për bamirësi!

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka dhuruar vitin e kaluar rreth 1.95 miliardë dollarë aksione për bamirësi nga kompania e tij e makinave elektrike. Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Në dokument nuk përmendet emri i përfituesit të këtyre aksioneve të dhuruara nga Musk. Kjo është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.

Musk gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai planifikon të gjejë pasardhësin e tij si shef ekzekutiv i Twitter deri në fund të vitit 2023. “Unë mendoj se ndoshta nga fundi i këtij viti do të ishte koha e mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë, tha ai.

Megjithatë, ai është kritikuar nga disa investitorë të Teslas për shpenzimin e tepërt të kohës së tij rreth Twitter-it.

 

 

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit