Emocione të forta dhe shumë dashuri solli mbrëmjen e djeshme në prime Shën Valentini në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Teksa vëmendjen më të madhe e mori kënga që Luizi krikoi për Kiarën, “Me ty”, edhe moderatorja kishte dicka të vecantë për këngëtarin.
Ajo vërtet nuk i bëri dhuratë, por u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.
Bëhet fjalë për një shkronjë “L” të vendosur në një anë të fustanit të kuq që Kiara mbante veshur. Ky detaj nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit. ‘Do ja bëj dhuratën jashtë’- i tha Kiara Arbanës, teksa u pyet se çfarë dhurate ka menduar për Luizin.
Ndërkohë, kënga që Luizi shkroi brenda shtëpisë për Kiarën ka thyer rekordin, e ka marrë deri tani rreth 2 milionë kilikime. Ajo përbën një rikthim të tij si këngëtar pas shumë vitesh mungese në muzikë.