4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Luizi kundër LGBT: Zoti ka krijuar Evën dhe Adamin, jo Adamin dhe Hasanin

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” së fundmi janë ndarë në grupe dhe kanë zhvilluar lojëra me njëri-tjetrin. Luizi në këtë lojë ishte me Dea Mishelin, dhe një ndër pyetjet që ata duhet t’i përgjigjeshin ishte për dashurinë mes personave të së njëjtës gjini,

“Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”, tha Luizi, duke lënë paska të zhgënjyer Dean me përgjigjen e tij, e cila u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini.

Luizi është banori më i përfolur dhe i pëlqyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi me rastin e festës së “Shën Valentinit” këngëtari surprizoi Kiarën duke i dedikuar asaj një këngë e cila në vetëm 24 orë ka shënuar 1.9 milionë klikime në YouTube. Luizi doli nga shtëpia e “Big Brother” dhe shkoi në një ambient shumë të bukur, aty ku u realizua edhe surpriza e madhe të cilën Luizi e kishte paraprirë prej ditësh.

Ndërkohë Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që pret nga Luizi, “Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij. Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë”.

Emocionet ishin të mëdha për Kiarën pasi pa atë çka Luizi kishte menduar për të dhe dukshëm teksa ai këndonte sytë e saj ishin të mbushur me lotë dhe gjatë gjithë kohës i puthte duart. Puthjet e përqafimet nuk munguan mes tyre, por as deklaratat e dashurisë. Pasi surpriza mbaroi ata u nisën sërish drejt shtëpisë dhe Kiara mes emocionesh i shprehu Luizit dashurinë e madhe që tashmë ndjen për të, teksa theksoi se tashmë s’do t’i ndahet më kurrë.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit