5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Ronaldo Sharka humb të atin: Pusho i qetë në botën tjetër BAB!

Babai i Ronaldo Sharkës ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

“Pusho i qetë në botën tjetër BAB”, ka shkruar ai, përkrah një fotoje ku duken duart e tyre të bashkuara. Pak javë më parë të gjithë u njohëm me babanë e gazetarit pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar djalin e tij.

Një moment shumë emocionues jo vetëm për Ronaldon por për të gjithë publikun i cili u njoh me historinë e dhimbshme, ku prej shumë kohësh babai i tij po vuante me këtë sëmundje të rëndë. Babai i Ronaldos edhe pse në gjendje të rënduar tha se kishte dëshirë që t’i linte djalit të tij një kujtim të bukur, ndaj kishte vendosur të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të kësaj të marte Ronaldo mes lotësh rrëfeu se gjendja e babait të tij ishte rënduar dhe ndodhej ne renaumacion.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit