KreuStil Jetese

  S`paguajnë dot kafetë, Ermali pensionistëve: “Vetë e keni fajin”!

  S`paguajnë dot kafetë, Ermali pensionistëve:

Një tabelë pranë liqenit të Tiranës, që kafenë dhe ujin e ka me  ulje nga ora 7 e mëngjesit deri në 9, ka vënë në mendime Ermal Mamaqin. Pasi ka parë këtë tabelë, aktorit I kanë ardhur ndërmend i kanë ardhur të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, dhe këtë ai ia faturon mungesës së mbështetjes nga fëmijët.
Për këtë gjë, Ermali bën me faj edhe pensionistët vete.

Postimi i plotë:

Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën.

U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.

Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10.

Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.

Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.

Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë…

Mos investoni për Pensionin miq.

Investoni te fëmijët tuaj.

Ata janë pensioni më i mirë.

 

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF