Tea Trifoni ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” ku rrëfeu gjithcka rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë e “BBV”. Tea u bë pjesë e disa debateve, përfshirë atë të buxhetit kur u zu me Luizin dhe vendosi që të pyeste Kiarën nëse e donte apo jo dhuratën. Por pse e pyeti Tea për dhuratën Kiarën?
“Ajo ishte periudha kur Kiara me Luizin kanë qenë shumë të distancuar, ishin ditët kur Kiara i tha “Unë të kam vënë vizën!” dhe nuk fliste fare më me të kështuqë më duket gjëja më normale që ta bësh atë pyetje. Marrëdhënia që ajo kishte me Luizin në atë kohë ishte shumë e ftohtë. Për të qenë korrekte unë e pyeta”, shpjegoi ajo. E pyetur nëse kishte ndjerë dicka për Luizin atje brenda, dha këtë përgjigje:
“Në cfarë momenti ju është dukur juve? Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me ate person, unë e kuptoja dhe arrija që ti shprehesha atij në atë mënyrë që ai e kuptonte, bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri-tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para”.
Tea tregoi gjithashtu se në shoqëri njerëzit që bëjnë humor i ka qejf por në një lidhje jo. “Në dashuri i dua pak më seriozë, si vetja.” Gjatë një prove që ata kishin brenda shtëpisë së “BBV”, Luizi dhe Tea, kujton TAR, kënduan së bashku dhe nga mënyra sesi Tea e shikonte të gjithë menduan se mes tyre ose më shumë nga ana e Teas mund të kishte një pëlqim, por vetë ish-konkurrentja e “Për’Puthen” tha se: “Ne të dy i thamë njëri-tjetrit, në momentin kur bëmë performancën: “Tani do performojmë!”. Ai këndoi me zërin e tij të bukur dhe unë u mundova të bëja cfarë mundesha me sytë e mi të bukur”.