11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Bella Hadid rikthen nostalgjinë për çantën e famshme të vitit 2001!

Javën e kaluar, Bella Hadid u pa me një mikeshe në New York duke mbajtur një çantë tipike të viteve 2000. Dizajni ekzakt i Bella-s në fakt, thote Telegrafi,  është nga bashkëpunimi i Louis Vuitton me artistin e grafitit Stephen Sprouse në vitin 2001 dhe modeli i famshëm i çantës është “speedy”.

Çantat e këtij modeli u bënë shumë shpejt të preferuarat e të gjithëve, nga Paris Hilton tek Kim Kardashian, që reklamonin printin.

Falë personazheve të famshëm si Hilton, Lori Harvey dhe Kendall Jenner, koleksioni vintage po rikthehet mbi 20 vjet më vonë, duke u përafruar me trendin aktual duke zgjedhur çanta më të vogla, të stilit Pochette.

Edhe Bella e riktheu kete trend që mesa duket s’ka ndërmend të largohet edhe për ca vite. Shikoni në garderobën tuaj ose atë të prindërve sepse me siguri mund ta keni një mini-çantë në formë të tillë.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit