Camila Cabello dhe Austin Kevitch thuhet se janë ndarë pasi ndezën thashethemet për romancë verën e kaluar. “Camila dhe Austin u ndanë”, tha një burim për Entertainment Tonight”.
Burimi i “Entertainment Tonight” pohoi se angazhimet në karrierë të këngëtares dhe e Austin kontribuan në ndarjen e tyre, duke thënë se “u bë e vështirë për të balancuar atë dhe marrëdhënien e tyre. “Nuk ka mëri mes tyre”, shtoi më tej burimi.
Cabello dhe Kevitch dolën së bashku për herë të parë në qershor të vitit 2022 në Los Anxhelos, ku paparacët i kapën ata ndërsa shëtisnin. Çifti konfirmoi lidhjen e tyre dy muaj më vonë, kur ata dolën në Los Angeles. Gjatë daljes, dyshja u pa prej dore teksa po shkonin drejt një tavoline pikniku, ku fituesja e Grammy-t e puthi faqen e të dashurit të saj dhe përkëdhelte fytyrën e tij.
Camilla filloi të takohej me të nëntë muaj pas ndarjes së saj në nëntor 2021 nga artisti Shaën Mendes, me të cilin ishte e lidhur për gati tre vjet. “Ato vite që ishim bashkë, fokusi im ishte thjesht: ‘Si mund të jetoj një jetë të lumtur? Të jem në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme?’” i shpjegoi Camila Zane Loëe në “Neë Music Daily” në Apple Music 1.
“Isha duke bërë shumë seanca terapie. Fokusi im ka ndryshuar me të vërtetë. Dhe madje edhe tani mendoj sinqerisht se, nëse nuk po argëtohem, ku është qëllimi i të jetuarit? Mendoj ndërsa rritem, po, prioritetet janë të panevojshme. Dhe ndihem sikur ishte kështu për të dy ne”, u shpreh ajo më tej.