KreuStil Jetese

Muaji i Peshqve ka nisur, dhe s’duhet të lini pa parë parashikimin për çdo shenjë!

Më 18 shkurt Dielli ka hyrë në Peshk duke sjellë një frymëmarrje të re që e kemi pritur. Në muajin e Peshqve do të jeni më të butë  dhe do t’i merrni ndjenjat në konsideratë më shumë se kurrë. Shenjat e Ujit: Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi janë në kulmin e tyre ndërsa shenjat e ndryshueshme si Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari. Peshqit janë shenja e fundit e horoskopit dhe përfaqësojnë përmbylljen, finalizimin dhe përfundimin. Pavarësisht shenjës tuaj, këtë muaj do të ktheni kokën pas për të parë gjithçka ka ndodhur vitin e fundit. Është një kohë për të kujtuar, nderuar kujtimet e bukura  dhe mësuar leksione të vlefshme nga  gabimet. Mos u habisni nëse kthehet një person i së shkuarës. Nuk është e thënë që t’i nxirrni menjëherë nga jeta juaj, por do të keni një mundësi për të menduar nëse ia vlen apo jo t’i ktheni  sërish në të.

Peshqit njihen për ndjeshmërinë dhe kjo do t’i përfshijë të gjitha shenjat. Zemra do të flasë më shumë se mendja ndaj nuk duhet të bëni shumë veprimtari që kërkojnë shumë përqendrim apo organizim. Me kaq shumë ndjenja në mes, është e vështirë të zgjedhësh fjalët e duhura ndaj mendoni përpara se të flisni për të shmangur keqkuptimet.

Ky muaj është ideal për dashurinë sepse çfarëdo që do ndani me njeriun e zemrës do të duket pak më e veçantë. Është periudha e duhur për të shpalosur krijimtarinë, të gjeni dashurinë për sa kohë lini zemrën t’ju drejtojë.

Muaji i Peshqve do të krijojë një lidhje me veten tuaj të brendshme për ta nxjerrë jashtë dhe ta ndani me të tjerët. Do të ketë shumë ulje-ngritje por në fund të tij do të jeni më mirëkuptues, empatikë dhe të zgjuar nga ana emocionale.

Dashi

Misioni juaj është t’i jepni vetes një platformë të pastër. Miq të mëparshëm, partnerë, punë, projekte po rikthehen dhe duhet të vendosni ju se kë apo çfarë vlen të mbani dhe të largoni.

Demi

Ju dhe të dashurit tuaj jeni në momentin më të mirë. Po bëni miq të rinj kudo shkoni, po kaloni kohë me ta dhe po shtohen shokët e ngushtë. Mund të arrini gjithçka me ta sepse bashkimi bën fuqinë.

 

Binjakët

Ëndërroni fort. Të gjithë sytë janë nga ju sidomos në aspektin e karrierës dhe është e rëndësishme të bëni më të mirën. Sa më mirë t’ia dilni, aq më të mira do jenë shpërblimet dhe një rritje page apo detyre do të vijë.

 

Gaforrja

Dilni nga guaska sepse ky muaj ju fton të eksploroni dhe përjetoni aventura. Kjo periudhë synon t’ju formojë më mirë në mënyrë që të dilni prej saj me një këndvështrim të ri.

 

Luani

Një nga pjesët më të ndjeshme të hartës tuaj astrologjike po aktivizohet ndaj mund të thuhet se jeni zhytur në ndjenja. Shpesh ndodhemi në marrëdhënie ku mirëqenia e personit tjetër ndikon në tonën dhe këto lidhje të forta e të rëndësishme janë ato ku duhet të përqendroheni tani. Po shkoni thellë, po i drejtoheni çështjeve që i keni fshehur prej kohësh dhe po punoni në shndërrimin e këtyre marrëdhënieve ndaj duhet të punoni.

 

Virgjëresha

Është momenti  i dashurisë! Kjo është periudha kur mikun mund ta ktheni në shokun e ngushtë, të nisni një bashkëpunim pune apo të gjeni njeriun e zemrës. Çelësi është të dilni, sa më shumë njerëz të njihni,  aq më shumë mundësi për të krijuar një lidhje fantastike. Muajin e Peshqve mund ta mbyllni me dikë në krah.

Peshorja

Nuk po kujdeseni shumë për veten dhe kjo po duket. Nuk hani mirë dhe nuk po i kushtoni vëmendje më të rëndësishmeve: mirëqenies dhe shëndetit tuaj. Gjeni një ditë që të organizoni dhe këtë muaj përvetësoni zakone të shëndetshme.

Akrepi

Zona astrologjike e dashurisë, intimitetit dhe argëtimit po ndriçon këtë muaj ndaj do keni shumë aksion. Romanca është më kuptimplotë, intimiteti në kulm dhe jeta brenda e jashtë dhomës së gjumit shkon shumë mirë.

Shigjetari

Këtë muaj do jeni shumë të ndjeshëm dhe nostalgjikë. Jeni gjithnjë duke lëvizur me shpejtësi ndaj do merrni kohën për të ngadalësuar dhe ndaluar pak. Do ndërmerrni një udhëtim në kujtimet tuaja, festoni fitoret e kaluara dhe karikoni bateritë për muajin pasardhës të Dashit.

Bricjapi

Jeni më të vështirët e horoskopit dhe ndikimi i Peshqve ju ndihmon që të ulni butësisht muret tuaja dhe të çliroheni. Jini vetja. Shumë njerëz po tërhiqen nga  ju dhe po krijoni shumë lidhje të reja. Është një periudhë fantastike për fjalë të ëmbla dhe gjeste romantike.

Ujori

Kush dhe çfarë ka më shumë rëndësi për ju? Këtë muaj do të zbuloni prioritetet tuaja. Mund të shihni se po shpenzoni shumë në një fushë të jetës, jo vetëm financiarisht por edhe emocionalisht pa marrë asgjë në këmbim. Ndoshta po kuptoni se të tjerët po bëjnë më shumë për ju dhe duhet të përpiqeni.

Peshqit

Gëzuar ditëlindjen! Jeni ylli i shfaqjes dhe me Diellin në shenjën tuaj, arrini gjithçka. Punët, projektet, marrëdhëniet që nisni tani do të kenë një domethënie afatgjatë ndaj mendohuni gjatë e gjerë për çfarë ju duhet. Sapo ta dini, nisni punën për ta marrë sepse asgjë nuk ju pengon

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF