KreuStil Jetese

Katër shenjat që tregojnë se jeni duke humbur muskuj, jo dhjamë!  

Katër shenjat që tregojnë se jeni duke humbur muskuj, jo

Humbja e peshës nuk është një proces i lehtë. Nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes e deri te stërvitjet rigoroze, padyshim vendimi për të humbur peshë jua ndryshon stilin e jetesës. QËllimi përgjithësisht është të zvogëloni nivelin e dhjamit në trup, dhe në të njëjtën kohë, të rrisni atë të muskujve. Por, ndonjëherë, gjatë këtij rrugëtimi mund të jeni duke e bërë të kundërtën pa vetëdije – pra, duke humbur muskuj në vend të dhjamit, thotë Telegrafi. Si ta dini nëse po ju ndodh kjo? 

Ushtrimet janë bërë më të vështira 

Mund t’ju duket e qartë, por nëse jeni duke humbur peshë, ushtrimet fizike do t’ju duken më të vështira për t’i bërë, pra do të vini re një humbje të fuqisë.  

Nuk keni energji për t’i bërë aktivitetet e përditshme 

Humbjen e muskujve nuk do ta vëreni vetëm në palestër. Ushqyerja jo e duhur mund të sjellë reduktim të muskujve, e kjo con në një funksionim të crregullt që manifestohet me mungesë të energjisë. 

Keni vënë re niveli i dhjamit po mbetet njësoj  

Nëse jeni duke humbur peshë por përqindja e yndyrës trupore mbetet e njëjtë, atëherë kjo është ndër shenjat më të qarta se jeni duke humbur muskuj.  

Jeni duke humbur peshë me ritëm të shpejt 

Ndonëse keni dëshirë të humbni peshë sa më shpejt, ky nuk është lajm i mirë për masën muskulare. Humbja e peshës kërkon pak kohë dhe durim – është maratonë, e jo sprint! Njerëzit duhet t’i humbin vetëm 0.5 deri në 1 kilogramë në javë, jo më shumë. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF