KreuFashion

Gjithçka për kompaninë fashion-tech angleze!

Gjithçka për kompaninë fashion-tech angleze!


“Frobolous” është një kompani fashion-tech angleze që ka nisur dy vite më parë me prezencë të gjerë online në tregun e UK & në kanalin retail në tregun francez. Me një koncept inovativ, krijimi i kësaj platforme ka synim të promovojë designers të ndryshëm në një treg ndërkombëtar. Kompania është krijuar nga Znj. Frosina Bollo, e cila ka dashur të bëjë bashkë inovacionin dhe traditën, duke sjellë veshje të krijuara me shumë kujdes dhe mjeshtëri, të bëra me dorë si dikur, duke kuruar çdo detaj në atelietë e stilistëve të ndryshëm, por të sjella në një formë inovative nëpërmjet teknologjisë.

Në platformën e “Frobolous” mund të gjeni stilistë nga ata më kontemporanë deri tek ata më guximtarë me një stil me avangard. Larmishmëria e produkteve varjon nga ato më të thjeshta si rrobat e banjës, veshjet e përditshmërisë, kostumet e deri te fustanet gala dhe fustanet e nuseve. Të gjitha produktet në platformë janë të ofruara me një shkallë të lartë personalizimi, nga forma jakës, mëngët, te gjatësia, ngjyra, masat të cilat mund të përzgjidhen të gjitha të personalizuara sipas formave të trupit të çdo personi.


Fjala e fundit e luxury-t ose produkteve të luksit është pikërisht personalizimi, veshje të bëra su-misure në atelie të vogla, ku punohet me shumë kujdes dhe me etikë profesionale. Ky është pikërisht qëllimi kryesor i ekzistencës së “Frobolous”, ofrimi i produkteve me standard të lartë, të personalizuara për klientin dhe me një çmim të ekuilibruar, i cili varjon mesatarisht në 500 euro.

Me një gamë të gjerë përzgjedhjesh stilesh, kjo platformë sjellë për klientët një numër të gjerë stilistesh europianë, në të cilët vihen re dhe emra të njohur stilistesh shqiptarë si: Enada At’Nikolla, Rezarta Skifteri, Tierr by Tierr, Jona Muca Atelier, Aga Clothing, Anisa Collection, Xharkanji e shumë të tjerë.


Së fundmi “Frobolous” vjen me një risi të shtuar duke hapur dy pika shitje në kryeqytetin e
modës, Paris. Një pikë shitje vjen në formën e një showroom-i, ku janë te ekspozuara pjesa më e madhe e veshjeve në boutique-n, i cili ndodhet në 153 Rue de Grenelle, vetëm 10 minuta larg Kullës Eiffel. Pika e dytë e shitjes vjen në formën e një ‘concept store’ tek i cili është i ekspozuar një ‘capsul collection’ e “Frobolous” në bashkëpunim me stilisten e mirënjohur shqiptare Enada At’Nikolla. Kjo ndodhet në brendësi të restorantit të famshëm “Frances Victoria” dhe në club-in po kaq të mirënjohur e vizituar nga shumë VIP-a me famë ndërkombëtare “L’Arc”, të cilat ndodhen në afërsi të “Harkut të Triumfit”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF