KreuStil Jetese

E padëgjuar! Aurela Hoxha: I kam të dy fëmijët në gji!

E padëgjuar! Aurela Hoxha: I kam të dy fëmijët në gji!

E ftuara e dytë në programin “Në Kurthin e Piter Pan” ishte modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila përveç një karriere të suksesshme në modeling, është edhe një nënë e përkushtuar e 2 fëmijëve. Aurela u bë nënë për herë të parë e një djali një vit e gjysmë më parë, ndërkohë që vetëm para 2-muajsh u bekua me një vajzë.

Aurela habiti jo pak kur u shpreh se i ushqen të dy fëmijëve me gji. Modelja tregoi se gjatë shtatzënisë mjeku i këshilloi të vazhdonte të ushqente me gji djalin nëse kishte ajo dëshirë. Dhe pavarësisht se në Shqipëri nuk aplikohet një gjë e tillë, ajo tha se në Barcelonë është mëse normale. Aurela tha se djali ishte në fazën për ta lënë, por sapo erdhi në jetë vajza ai filloi përsëri, ndoshta nga xhelozia.

E pyetur pse e mban ‘sekret’ partnerin, Aurela tha se është kudo me të, por është zgjedhja e tij që të jetë të qenit publik, “Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.

Aurela zbuloi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Teksa shtoi se për të tashmë primare është familja, “Kam bërë shumë gjëra për të arritur sepse karriera ka qenë primare për mua. Me ardhjen e fëmijëve në jetë, ndihem sinqerisht shumë e plotësuar, ok është profesioni dhe gjithçka tjetër, por familja tashmë është realisht e para”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF