KreuStil Jetese

5 aksesore për një super pamje, për një super zonjë!

5 aksesore për një super pamje, për një super zonjë!

Version i ri i Audrey Hepburn
Epoka e re e Audrey Hepburn vjen sërish përmes fustanit të zi, por ndryshe nga
versioni klasik, modeli i ri që sugjeron Bottega Veneta, ka një çarje elegante në
pjesën e belit, e cila lidh të dyja pjesët me një mbërtheckë metalike, duke i
dhuruar një efekt joshëse padyshim një siluetë tejet provokuese.

Dimër tropikal
Sivjet dimri i Oscar de la Renta vjen përmes një eksplorimi botanik. Duke
përzgjedhur motive të shekullit të 16-të nga disa vizatime të Charles de l’Écluse,
marka e njohur propozon një pallto, tekstura e së cilës është e mbushur me
imazhe lulesh, bimësie dhe kërpudhash me ngjyra tropikale.


Panterat e Cartier
Imazhi ikonik i Cartier nuk ka sesi të mos shfaqet përmes kokës së panterës, por
në këto vathë prej ari të kuq, dekoruar me rubinë, smeralde dhe diamante,
egërsia dhe bukuria e kafshës së Amazonës, zbutet nga rrezatimii gurëve të çmuar
që stolisin pamjen e çdo gruaje.


Mozaiku i Louis Vuitton
Asnjë më shumë sesa kjo çantë e Louis Vuitton nuk mund të shkëlqejë në një
mbrëmje festive, nëse zgjidhni t’ju shoqërojë me shkëlqimin e saj: e krijuar me
pllakëza të vogla metalike ngjyrë ari, kombinuar me të bardhën dhe të zezën e
logos së markës, ky aksesor është vërtet ëndrra e çdo gruaje.


Stil italian nga Manolo Blahnik
Këto sandale me taka bllok nga Manolo Blahnik janë pa kohë. Përtej lëkurës së
argjendtë me efekt metalik shfaqet dukshëm stili italian, ndërsa një ndjesi edhe
më stil ja shton rripi prej PVC e mbuluar me tre kupola të zbukuruara me kristale
për të nxjerrë më në pah pedikyrin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF